Arber Zaimi

Posts Tagged ‘G. Richter’

Në ballon me maska

In Përkthime, Vjersha on 5 Prill, 2012 at 12:27

Wall (Wand), 1994 - Gerhard Richter

Krisht i droguar prej sa e sa mposhtjesh

dorëzohet edhe pranon

Nobelin që i ofron prakticiteti

çmimin e parashikuar për mirësinë.

 

Maria, e injoruar nga një Edip tashmë i rrjedhur

përqesh nostalgjinë e kohës kur lindi

e unë me bombën time sjell një risi

bombën që debuton në shoqëri

në ballon me maska të njerëzve me rëndësi.

 

Dante në derë të Paolos dhe Francescas

spiunon këdo që në jetë ia kalon:

atypari dëgjon një histori të rëndomtë dashurie

që më vonë do ta shkruajë me një art perëndie.

 

Dhe rrugën drejt ferrit pra bëje i vetëm

me zilinë e fundit braktisur aty, nën çarçaf

nemitur në derën e një lumturie

bomba e kursen gjendjen normale

në ballon me maska të njerëzve me rëndësi.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »