Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Henry Dumas’

Kef 12

In Përkthime, Vjersha on 4 Korrik, 2015 at 00:55
Paul Klee - Mit i lules, 1918

Paul Klee – Mit i lules, 1918

Hiqe atë gjak prej barishteve, diell.

Hiqe.

Këta njerëz nuk kanë etje për të.

Hiqi insektet e parritura që lodrojnë nëpër

barishte, diell.

Hiqi tutje.

Këta njerëz nuk i durojnë dot.

Thaji kallamat e gjatë e të hollë, diell.

Këputi krejt.

Këta njerëz nuk munden më të bëjnë fyej.

Tani diell, afroju më shumë tokës!

Edhe më shumë.

Më afër. Tani, diell.

Hiqja metalit çdo formë, diell.

Se janë si gurë, këta njerëz.

Tash bëji llavë.

 

Henry Dumas

Reklama