Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Holderlin’

Në kohën e Sokratit

In Përkthime, Vjersha on 22 Shkurt, 2017 at 12:36
Remedios Varo - Shteg spiral, 1962

Remedios Varo – Shteg spiral, 1962

Friedrich Holderlin

Dikur kohën e gjykonin Hyjnitë

Mbretërit.
Të urtët.
E kush gjykon tani?

Mos vallë i gjithë populli?
Klerikët dhe të urtët?
Jo! Kush gjykon tash?
Një racë nepërkash!
Rrenacake e frikacake
Fjalën fisnike nuk kalon më
Nëpër buzë të askujt

O në emër
I thërras
Shpirtrat e moçëm!

Ose dërgoni këtu
Një hero

Ose
Dijen

 

Reklama