Arber Zaimi

Posts Tagged ‘impresionizëm’

Në shkretëtirë

In Përkthime, Vjersha on 18 Janar, 2014 at 15:27

the black riderDikush i foli universit

Dikush i foli universit:

“Zotni, unë ekzistoj!”

“Sidoqoftë,” iu përgjigj universi,

“Ky fakt nuk më krijon

Asnjë ndjenjë obligimi.”

 

Një burrë me gjuhë prej druri

Na ish njëherë një burrë me gjuhë prej druri

Që u rrek të këndonte

Me të vërtetë kjo ish për t’i qarë hallin.

Po ish dhe njëri që e dëgjoi

Trik-trakun e gjuhës së drunjtë

Dhe kuptoi se ç’këngë mëtonte

 

Të këndonte ai burrë,

E kjo e lumturoi këngëtarin.

 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit 

Pashë një burrë që rendte pas horizontit;

Rend e rend si fugë.

Kjo më shtiu siklet;

I shkova përbri.

“Është e kotë”, i thashë,

“Kurrë s’do mundesh…”

 

“Ti rren,” këlthiti,

Dhe ngarendi.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama