Arber Zaimi

Posts Tagged ‘R.Schlichter’

sy

In Vjersha on 31 Mars, 2012 at 00:27

Tingel-tangel, 1919 - Rudolf Schlichter

sy të zinj fshehur pas vellosh

melankolie fantastike

që shohin poshtë e shohin lart

vëmendje aritmike

diezis, ajo kthehet për nga e tashmja

e një harmonike që mban një ritëm blues

rruga përvijohet mes motelesh

e pemësh

sy të zinj

përtej tyre sy të një tjetër ngjyre

ndërsa mendon se ngjyrat s’kanë rëndësi

se talenti s’është i barazshpërndarë

e piktura tingëllon si ornament

vetë poezia tingëllon si ornament

i njërës mbrëmje të zverdhur

mes diagonalesh hequra shikimesh të njëanshme

mbi një tavolinë mbushur me gota rakie Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama