Arber Zaimi

Posts Tagged ‘R. Wacker’

U vetëvrava

In Përkthime, Prozë on 30 Mars, 2012 at 14:57

Japanese doll, 1937 - Rudolf Wacker

Para ca kohësh m’u ngjit një sëmundje shumë e rrezikshme. Sëmundja ishte verem, aq e shpifur sa ma mërziti jetën. Shi në ato momente kryqëzoi për herë të parë mendtë e mia plani për të vrarë veten.

Dhe ja se si filloi aventura ime e parë drejt vetëvrasjes: Pyeta veten “O shpirtvrerosur romantik! Në ç’mënyrë do të të pëlqente të vdisje? Me një kobure, siç i shkon temperamentit tënd, apo me një thikë? Në thellësitë e detit, apo në rrotat e trenit? Helm apo …?”

Një zë i brendshëm foli e mu përgjigj: “Zotni! Fundi i fundit vetëm një herë në jetë vdes njeriu. Pra pse të mos përdorim metodat e verifikuara nga aristokratët për të thirrur në takim vdekjen?”

Bash ashtu, vendosa t’i jap fund jetës me farmak, duke ndjekur rrugë të njëjtë me ca personazhe të famshëm historikë, që e pritën vdekjen të shtrirë në krevatet luksozë e të rehatshëm, në pallatet e tyre mbretërore. Pak rëndësi kish që unë nuk zotëroj as krevat luksoz dhe as pallat mbretëror; shtëpia ime e thjeshtë dhe dyshemeja e shtruar me tulla mund ta kryenin po aq mirë detyrën. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama