Arber Zaimi

Posts Tagged ‘S. Dalí’

Kasidé VII (e trëndafiles)

In Përkthime, Vjersha on 19 Gusht, 2015 at 10:17
Trëndafil i gjakosur - S.Dali, 1930

Trëndafil i gjakosur – S.Dali, 1930

Trëndafilja

s’kërkonte agimin:

thuajse të përjetshëm në degën e vet,

donte tjetër gjë.

 

Trëndafilja

s’kërkonte as dije as hije:

që i vënë kufinj kurmit e ëndrrës,

donte tjetër gjë.

 

Trëndafilja

s’kërkonte trëndafilen:

e palëvizshme qiejve,

donte tjetër gjë.

 

F.Garcia Lorca, Divani i Tamaritit

Reklama

zigzag

In Vjersha on 2 Prill, 2012 at 14:11

Surrealist Gondola above Burning Bicycles, 1937 - Salvador Dalí

beton, ajo pyet në i ke xhepat mjaftueshëm të mëdhenj, ti fiveletter?

e ti s’e di, se xhepat janë të pabashkëmatshme, gjinj

ku grumbullohet ujë i ndenjur i qenies, gjinj

ku kalbëzohen të tjera ndjenja të prera

ajo pyet, a s’bën dot gjë

më të shpifur

se sa buzëqeshja trupore ti?

pastaj, ç’thotë prishtina dhe palëvizshmëria

bojëqielli? e ti s’buzëqesh shumë, të vijnë ndërmend

ëndrra që nuk i ke parë vetë, ëndrra ku vallë ke besuar. mos i rithërrit,

ti je shumë posesiv… e s’mund të jesh posesiv nëse nuk do t’i hysh

konsiderimeve politike. po çfarë po kërkon gjithsesi?

plehra në një kosh dashurie? po por çfarë?

po kërkon për të… si mundesh

po fal sensualitet të paanshëm, të dhurueshëm

kaq paturpësisht?  s’je aq i cekët e thashë para teje o inkonsistencë

konstante, ti s’e di çka  shoh unë, është e vështirë të jesh posesiv kur ke

më shumë se dy duar Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »