Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Santonge’

Pa ty po kthehesha, si i dehur

In Përkthime, Vjersha on 15 Dhjetor, 2014 at 21:21

P.P. Pasolini

romain-saintonge-496x273

Romain Santonge – “06:00 e mëngjesit”

 

Pa ty po kthehesha, si i dehur

si një që s’është në gjendje të jetë i vetmuar, mbrëmjeve

kur retë e lodhura treten

në terrin e paqartë.

Një mijë herë kam qenë i vetmuar kësisoj

ç’prej kur jam gjallë, dhe një mijë mbrëmje të tilla

m’ia kanë errësuar syve barin, malet

katundet, retë.

Vetmuar gjithë ditën, pastaj së brendmi heshtjen

e mbrëmjes fatale. E tash i dehur,

kthehem pa ty, dhe përkrah meje

qëndron veç hija.

 

Edhe do jesh larg meje një mijë herë,

pastaj gjithmonë. Unë nuk di si ta ndal

kët’angushti që m’rritet përbrenda gjoksit;

të jesh vetëm.

Reklama