Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Ungaretti’

Pelegrinazh

In Përkthime, Vjersha on 17 Dhjetor, 2017 at 00:50

Seymour Boardman – Peizazh nate, 1954

Giuseppe Ungaretti

Kapërthyer
Në këto rropulli
Gërmadhash
Me orë të tëra
Kam zvarritur
Kufomën time
Përdorur prej baltës
Si një shollë
Apo si një farë
Gjembaçi

Ungaretti
O burrë i vuajtur
Të mjafton një iluzion
Për të marrë zemër

Një reflektor
Atje tej i vë det mjegullës

 

Përktheu Arbër Zaimi

Advertisements