Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Williams Carlos Williams’

Pemë dimri

In Përkthime, Vjersha on 1 Maj, 2014 at 12:57

Nga William Carlos Williamsqeni

Pemë dimri

Gjithë imtësitë e koklavitura

të veshjes dhe

të zhveshjes janë plotësuar!

Një hënë e lëngët

lëviz butësisht mes

degëve të gjata.

Kësisoj pasi i kanë gatitur sythat

për dimrin e pashmangshëm

pemët e urta

rrinë e flenë në të ftohtë.

 

Një poetit të moçëm

Të jesh i aftë

e të mos e bësh –

 

I palëvizshëm si një lule.

 

Asnjë flakë,

një lule e shuar

me nxehtësi –

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Reklama