Arber Zaimi

Posts Tagged ‘S. Bubbico’

E fundit poemë

In Përkthime, Vjersha on 11 Dhjetor, 2014 at 13:38

Robert Desnos

 

Aq shumë të kam ëndërruar,

Aq shumë kam ecur, aq shumë kam folur,

Aq shumë e kam dashur hijen tënde,

Sa që s’më mbetet më asgjë prej teje.

Më mbetet veç të jem një hije në mes hijesh

Të jem qind herë më hije se vetë hija

Të jem hija që do të vijë e do të rivijë

Në jetën tënde të diellosur.

 

Hije dhome - Simone Bubbico, 2010

Hije dhome – Simone Bubbico, 2010