Arber Zaimi

Posts Tagged ‘Tirana’

Standardet e dënimit – punëtorë dhe ministra

In Artikuj on 4 Prill, 2012 at 19:06

Djalë i varfër (Poor Boy) - Ilir Pojani

Ca kohë më parë, teksa gjerbja kafenë në verandën e një bari të vogël e të lezetshëm qendërtiranas, mbushur me ornamente interesante amerikanojugore e dëgjoja pa shumë vëmendje një mikeshën time që i përket shtresës së të rinjve profesionistë e të mirëarsimuar – të përkëdhelur të politikës e të pushtetit – avitet pranë tavolinës një vocërrak imcak. Me baluket e verdha prerë drejt në ballë, model tas, me sytë e gjelbër që nuk gjenin prehje e i veshur në arna, ky djalë më ngjau si një ringjallje anakronike e ndonjë imazhi debatikas prej filmave propagandistikë të regjimit diferencues e shtypës që thuhet se lamë pas që prej 18 vjetësh.

Ai kërkoi pa drojë monedha, ndërkohë që mbante një lloj distance sigurie. I mësuar siç jam me fëmijët lypësa, këtë fenomen që na lajmëron westernizimin dhe demokratizimin e vazhdueshëm, të padiskutueshëm e të suksesshëm të demokracisë sonë kapitaliste e të shtetit tonë modern, në fillim i ktheva kurrizin lypësit, dhe bëra me dorë një gjest që nënkupton bezdi dhe urdhër për t’u larguar në të njëjtën kohë. Por interesi kurioz dhe impenjimi politikosocial i mikeshës time eksperte, e thirri fëmijën më pranë. Ajo e pyeti se pse lypte. Ai u përgjigj që duhet të lypte pse s’kishin pare. E pyeti për moshën. Nëntë vjeç. Pastaj e pyeti se përse nuk shkon në shkollë. Ai i tha që në fakt shkonte, përditë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Skizo-Tirana, një qytet konfliktual

In Artikuj on 8 Mars, 2012 at 12:16

Sem Título, 1957 - Carlos Botelho

Ekziston Tirana, e njëkohësisht ekziston tirana, dy qytete krejtësisht të ndryshme, që gjeografikisht ngrihen saktësisht mbi të njëjtin vend. Banorët e njërit qytet janë trajnuar e indoktrinuar që të mos i shohin dot kurrë banorët e tjetrit, e anasjelltas. Thyerja e këtij rregulli, ndodh shumë rrallë, e në u zbuloftë, ndëshkohet.

Metafora është e huazuar nga një libër të China Mieville-it, i lexuar më herët, por të cilin ma solli ndërmend ky pasazh në një tekst të Mustafa Nanos: [K]a dy botë në Shqipërinë e sotme; ka dy botë, të cilat, jo vetëm nuk komunikojnë, por edhe janë shumë larg njëra-tjetrës. (Është një hendek i frikshëm mes palëve) Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »